Ne keto kohe stresuese eshte e nevojshme per te krijuar nje ritual relaksues ne menyre qe te shkarkojme energjite negative dhe te ushqehemi me energji pozitive. Frymemarrja Ujjayi eshte nje nga metodat me efikase per te relaksuar sistemin nervor. Kete frymemarrje do e mesojme dhe praktikojme sot dhe me pas ju mund ta aplikoni ne cdo moment qe ndiheni te stresuar.
Ne kete meditim do te krijojme hapesiren e shenjte mbrojtese me vetedije te plote dhe lidhje te shendeteshme me energjine e brendeshme shpirterore. Gjate ketij meditimi ne gjithashtu do krijojme vetedije te plote dhe nderojme Shpirtin e Dervish Hatixhese dhe Zotin per mencurine, paqen dhe mbrojtjen e perhereshme. Hena e Plote e Demit me 31 Tetor na sinjalizon per ndryshime te paparashikuara. Le te pergatitemi me kete meditim per cdo ndryshim.
Meditim me Even | Ceremonia e Henes se Plote | 30 mins
Copyright © 2024 Dervish Hatixhe Yoga Center
Powered by Dervish Hatixhe Yoga Center